Botë

Përmbytje në Bullgari dhe në Britaninë e Madhe

10.12.2014 16:29

Gjendja me përmbytjet në Bullgari vazhdon të jetë e komplikuar në më shumë vende, por më e rrezikuar mbetet Elhovo...

Ngritja e nivelit të lumit Tunxha në afërsi të këtij vendi vazhdimisht është në rritje, e cila në mëngjesin e sotëm ka arritur në 4.33 metra.
 
Në qytetin Yambol, kjo rritje e nivelit të ujit ka arritur në 5.26 metra dhe ka vërshuar shumë objekte përreth, si dhe ka bllokuar rrugët. 
 
Ndërsa erërat e forta dhe valët e mëdha kanë prekur pjesën veriperëndimore të Britanisë së Madhe, ku moti i keq ndërpreu energjinë elektrike edhe të udhëtimin në këtë pjesë. Stuhia e fuqishme sjelli rrufe të shumta, të cilat shkaktuan ndërprerjen e rrjetit energjetik në të gjithë ishullin perëndimor, duke prekur 17.000 shtëpi.
 
Autoritetet paralajmëruan për stuhi, e cila tanimë kërcënon edhe një pjesë të Skocisë dhe Irlandës së veriut.
 
Shpejtësia e erës, sipas tyre, pritet të arrijë kulmin e saj mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa Sutherland edhe Ishujt Perëndimor, Orkney dhe Shetland janë në rrezik më të madh të përmbytjeve bregdetare.
 
LEUNORA KALIQI