Ulen infektimet në Tetovë, një viktimë 61 vjeç - nuk ishte e vaksinuar
Është ulur numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë....

Është ulur numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë, thonë nga qendra Covid. Aktualisht në Spitalin e Tetovës janë 23 pacientë të hospitalizuar, të gjithë me terapi oksigjeni. Gjatë 24 orëve të fundit jetën e ka humbur një pacient.
Ndihmë në ambulancën Covid kanë kërkuar 53 qytetarë.
“Numri i të hospitalizuarve këto ditë dukshëm është ulur, kemi 23 të hospitalizuar. Brenda natës kemi pasur 53 kontrolle. Pacientët janë të gjithë në terapi oksigjeni por të gjithë në gjendje stabile. Gjendja fillon të normalizohet, natën e fundit kishim një viktimë, ajo është e moshës 61 vjeçare, ishte e pa vaksinuar. Ndërkohë vetëm një prej të hospitalizuarve është me një dozë të vaksinës ndërsa dy tjerët tjerë më dy doza të vaksinës.”,- tha mjekja në Qendrën Covid – Tetovë, Miranda Pajaziti.
Pajaziti bënë apel deri tek qytetarët që të vaksinohen sa më masovikisht me qëllim që të mbrojnë veten por edhe të tjerët. (Visar Sadiki, TVM2)
