Dita Botërore pa automobila, rrugët e kryeqendrës plot makina

22.09.2021 17:35

Edhe pse sot është Dita Botërore pa Automobila....

Edhe pse sot është Dita Botërore pa Automobila ashtu siç e shihni, komunikacioni në kryeqytet është i stërngarkuar. Shumë qytetarë preferojnë makinat para biçikletave, sepse thonë mbarojnë më shpejt punë.

“Po unë çdoherë e përdor, në taksi apo autobus asnjëherë nuk hip. Edhe më shpejtë arrij ku kam nevojë të mbaroj  punë, me biçikletë shumë më shpejtë shkoj.”,- tha një qytetar.

 “Verës e përdori më shumë biçikletën.”,- u shpreh një qytetar.

 “Po, për sport me bë sport pak a shumë dhe në kohën e lirë.”,- theksoi një qytetar.

“Jo.”,- u shpreh një qytetar.

“Biçikletë nuk përdori unë, për shkak të moshës më shumë me veturë.”,- tha një qytetar.

Biçikletat janë mënyra alternativë e më ekologjike për të ecur. Vozitja e biçikletave ndikim ka edhe në uljen e ndotjes së ajrit.

Jo vetëm që do të shmangni trafikun e stërngarkuar, por vozitja me biçikletë do të ndikon edhe për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.

Ekologët vazhdimisht thonë se përfitimet nga biçikletat janë të mëdha.

“Ne nuk mund të ndikojmë në uljen e emisione të gazrave të qelqta, por mundemi të bëjmë diçka në mjedisin tonë. Për shembull, vozitja me biçikletë është mënyra më e lehtë, e lirë, e shëndetshme të cilën mund ta përdorësh edhe për një destinacion të afërt, por pse jo edhe diku më larg.”,- tha ekologia, Marija Aleksova.

Qytetarët që ngasin me biçikleta ankohen për mungesë të infrastrukturës së përshtatshme, sidomos në pjesën ku shumica e banorëve janë të përkatësisë etnike shqiptare.

“Problem është duhesh me hip trotuareve, vetura ka nëpër trotuare, rrugët janë të zëna. Edhe për këmbësorët është problem.”,- theksoi një qytetar.

“Nga ne nuk kemi shtigje, nuk janë të definuara. Përtej lumit në anën tjetër, po. Ajo zonë urbanistike andej është e rregulluar.”,- u shpreh një qytetar.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se të gjitha bulevardet në kryeqytet janë ndërtuar me korsi të biçikletave. Thonë se përmes subvencioneve tentojnë të stimulojnë vozitjen me biçikleta. Në Ditën Botërore pa Automobila në Shkup, defiluan çiklistët, por pjesa tjetër e qytetarëve të kryeqendrës vazhdoi të ngasë makinat. (Belinda Koka Ademi, TVM2)