Maqedoni

Maskat obligative në shkolla, prindërit ankohen, orët janë të gjata

22.09.2021 17:43

Vendosja e detyrueshme e maskave për nxënësit e arsimit fillor...

Vendosja e detyrueshme e maskave për nxënësit e arsimit fillor, ka shkaktuar dilema të shumta në mesin e prindërve dhe mësimdhënësve. Prindërit  thonë se protokollet duhen respektuar e fëmijët i mbajnë maskat, por ankohen se mbajtja kaq e gjatë e maskave, mund të shkaktojë dëme të tjera në shëndetin e fëmijëve, kërkojnë shkurtimin e orëve.
 
“Nëse mbajmë maskën kemi vështirësi në frymëmarrje, e sidomos te fëmijët kjo ka anë negative, por nëse është e obligueshme zgjidhje tjetër nuk kemi. Deri në 35 min të jenë orët të shkurtohen për 10 minuta edhe nga pushimi pak dhe të jenë orët më të shkurta.”,- tha një prind.
 
“Këtë ne nuk mund ta dimë, mund ta dinë mjekët më së shumti, unë kryesorja e respektoj rregullin nga shteti, ligjin.”,- theksoi një qytetar.  
 
Mësimdhënësit thonë se fëmijët që nga klasa e dytë kanë 5 orë mësimi nga 40 minuta. Fëmijëve u potencohet vazhdimisht të mos e heqin maskën por kjo u duhet kujtuar shpesh. edhe ata janë pro shkurtimit të orëve.  
 
“Ne kemi persona të shëndetësisë dhe ata duhet të na informojnë dhe të na tregojnë se sa nxënësit e kësaj moshës a kohë mund të rrinë me maska unë për vete kisha preferuar që orët të jenë pak më të shkurta bile të jenë 30 minuta, se përndryshe neve më shumë na shkon kohë duke u kujdesur për fëmijët a i mbajnë maskat si duhet dhe ndonjëherë edhe nëse shoh se fëmija është pa maskë ka nevojë të merr frymë.”,- tha mësuesja, Hatixhe Topalli.
 
Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, ende nuk i është përgjigjur edhe kërkesës së Plenumit të Mësimdhënësve për shkurtimin e orëve dhe për mësim të kombinuar ky gjysma e nxënësve do të mësonin me prani fizike, të tjerët online. Në rrjetet sociale ka potencuar se gjendja në shkolla është stabile dhe se  vazhdon mësimi me prani fizike. 
 
FLUTUTA LATIFI