Maqedoni
Adresat e pasakta në Listën Zgjedhore, debat i nxehtë në KShZ për 700 votues të Çuçer Sandevës
22.09.2021 17:55
Në listat zgjedhore ekzistojnë qindra qytetarë të cilët në bazë të dhënave të letërnjoftimeve jetojnë në një adresë ndërsa...

Në listat zgjedhore ekzistojnë qindra qytetarë të cilët në bazë të dhënave të letërnjoftimeve jetojnë në një adresë ndërsa të drejtën e votës e kanë në një komunë tjetër, i tillë është rasti për 686 qytetarë të rrugëve “Prizreni” dhe “Buteli” në komunën e Çuçev Sandevës, por të drejtën e votës të njëjtit e kanë në komunën e Butelit. Por, nga sektori i listës zgjedhore në kuadër të KShZ-së kanë pohuar se nuk mund të intervenojnë, sepse ka disa argument të drejtësisë. KShZ për këtë problematik ishte drejtuar edhe deri tek MPB, Qyteti i Shkupit por edhe tek Regjistri Qendror, dhe përgjigjja e MPB ishte se këto dy rrugë i takojnë komunës së Çuçev Sandevës dhe pikërisht për këtë problematik kishte ndarje edhe tek vet anëtarët e KShZ në mbledhjen e fundit.
“Këtë listë votuese unë nuk do ta përkrahë e as nuk do ta nënshkruaj, sepse nuk dua të jem pjesë e një lojë që nuk është e drejtë dhe ligjore.”,- tha anëtari i KShZ-së, Krenar Lloga.
“Ligji thotë, se secili mund të voton me letërnjoftim ose pasaportë dhe gjithçka tjetër është irelevante. Këtu u pohua se këtyre personave po iu merret e drejta e votës, jo nuk është e vërtet sepse ato janë në listën zgjedhore.”,- u shpreh anëtari i KShZ-së, Oliver Ristovski.
“Në përputhshmëri me analizat e bëra të njëjtat rrugë i takojnë komunës së Çuçev Sandevës dhe se rrugica me këto emra nuk ekzistojnë në Komunën e Butelit. Pra, shkrimi i MPB është shumë i qartë.”,- u shpreh anëtari i KShZ-së, Ditmire Shehu.
Me 2 vota për dhe 5 kundër, KShZ vendosi që mos të pranohet propozimi që këto votues të votojnë në komunën e Çuçev Sandevës.
FITIM KRYEZIU
