Integriteti i procesit zgjedhor, partitë të painteresuara të debatojnë me KPK-në
Partitë politikë dhe institucionet pjesëmarrëse në procesin zgjedhor.....

Partitë politikë dhe institucionet pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, nuk treguan interes të marrin pjesë në debatin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, që kishte të bëjë me integritetin e procesit zgjedhor dhe të pjesëmarrësve në të.
Nga Anti-korrupsioni janë të çuditur se si nuk marrin pjesë pikërisht ata të cilëve më së shumti u tangon kjo çështje e sidomos politikanët, që i dinë ndalesat ligjore në këtë kohë të para fushatës, por gjejnë mënyra për t t’i anashkaluar.
“Pse para të gjitha zgjedhjeve gjenden mënyra dhe gjithçka që nuk është e ndalueshme me ligj bëhet praktikë e rregullt për promovimin e projekteve dhe aktiviteteve partiake edhe para zyrtarisht të fillojë fushata parazgjedhore. Me qëllim të marrin sa më shumë vota shpesh herë japim premtime që nuk janë reale apo vështirë të realizueshme, aq më shumë kur programet mbesin si dëshmi e gjallë për planifikimin e tyre të keq, gjegjësisht për aktivitete që nuk janë realizuar.”,- tha anëtarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Katica Nikollovska.
“Nuk mund të kuptoj se pse nuk janë të pranishëm politikanët,analistët. Është keqardhje se nuk janë këtu , por vlon nga aktivitetet dhe ka shumë pyetje. Nëse është ajo fushatë parazgjedhore dhe nëse ajo duhet të ndodhë, nëse ka ndalesa dhe nëse gjithçka sillet rreth ndalesave të Kodit Zgjedhorë dhe Ligjit për parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Do të ishte interesante ata të përgjigjeshin se atë çka e bëjnë publikisht nëse kryqëzohen me ndalesat sepse për parimin e integritetit dhe transparencës më shumë flitet se sa respektohet dhe zbatohet në praktikë.”,- u shpreh anëtari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Nuri Bajrami.
“Raporti i politikanëve ndaj këtij debati dhe i atyre që duhet të zbatojnë këtë proces zgjedhor, pra të kujdesen për integritetin dëshmon se për fat të keq atyre nuk u intereson. Kjo edhe një dëshmi për integritetin në procesin zgjedhor të partive politike.”,- u shpreh anëtari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Goran Trpenovski.
Antikorrupsioni thotë se integriteti institucional sigurohet me reforma sistemi.
“Të sigurohet politikë dhe administratë e panshme, profesionale dhe trasnparente. Ajo mund të jetë e vështirë dhe të kërkojë masa plotësuese. Ajo çka është më e rëndësishme është kultura politike e një vendi e cila mund të ndikojë në qëndrimet e publikut drejt procesit zgjedhordhe ajo që paraqet problem me integritetin.” – tha Kryetarja e Komisonit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanova.
Në këto zgjedhje funksionarët nuk do mund të shëtisin me veturat zyrtare në favor të aktiviteteve zgjedhore por nga KPK thonë se për të parandaluar keqpërdorimet, tabelat e veturave zyrtare duhet të jenë të dallueshme me ngjyra të tjera nga veturat private. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
