Covid-19, 16 viktima dhe 491 raste të reja
22.09.2021 18:39
Gjatë 24 orëve të fundit...

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 16 pacientë.
Janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19 në mbarë vendin nga 3.747 teste të kryera, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.486 raste aktive.
