“Shkundet” Kili, disa tërmete radhazi, më i forti 6.5 rihter

22.09.2021 19:04

Disa lëkundje shumë të forta sizmike....

Disa lëkundje shumë të forta sizmike kanë goditur Kilin duke shkaktuar panik të madh te banorët, pjesa më e madhe e të cilëve qëndruan jashtë shtëpive të tyre. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Bio Bio, aty ku u regjistrua dhe lëkundja më e fortë me magnitudë 6.5 rihter.

Nuk raportohen të lënduar apo dëme të mëdha materiale. Sipas ekspertëve, lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në Argjentinë pasi tërmeti ka qenë në një thellësi 10 km larg sipërfaqes së tokës dhe zgjati për më shumë se 30 sekonda. (Leunora Kaliqi, TVM2)