Tërmet i fuqishëm në Australi, “thërrmohen” ndërtesat, tmerr në Melburn
Një tërmet me fuqi prej 5.9 sipas shkallës Rihter....

Një tërmet me fuqi prej 5.9 sipas shkallës Rihter ka goditur pjesën juglindore të Australisë, duke shembur e dëmtuar një sërë ndërtesash në Melbourne, e duke bërë që njerëzit të dalin të tmerruar nëpër rrugë. Epiqendra ishte relativisht pranë sipërfaqes, ne një thellësi prej vetëm 10 km.
Melburni ka hyrë në një izolim 8 javor për shkak të koronavirusit, e për këtë arsye, shumë banore ishin në shtëpi.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison thotë megjithatë se : “nuk ka raporte për lëndime serioze dhe ky është lajm shumë i mirë”.
Lëkundjet u ndien edhe në Australinë Jugore dhe në Uellsin e Ri Jugor. Pas tërmetit kryesor u regjistruan edhe dy goditje te tjera me magnitudë 4. dhe 3.1.
Ndonëse ky është tërmeti më i fuqishëm në Australi këto vitet e fundit, dëmet e tij nuk ishin aq të mëdha sa c`mund të pritej, thonë mediat lokale, edhe pse ne Melburn u shkatërruan një sere ndërtesash. Tërmeti me shkallën më të lartë ndonjëherë në Australi u raportua gjatë vitit 2019, kur lëkundjet arritën në 6.6 shkallë të Rihterit. (Leunora Kaliqi, TVM2)
