SHBA miratoi dozën e tretë të Pfizerit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muajsh.
Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese.
Kjo do të thotë që dhjetëra milionë amerikanë tashmë janë të përshtatshëm për dozën e tretë. Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.
Sipas medieve amerikane, panele të pavarura nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA janë duke mbajtur takime dhe pritet të miratojnë këtë lëvizje shumë shpejt.
