Maqedoni

USHT: anketë rreth idesë për provim shtetëror

10.12.2014 17:41

Parlamenti Studentor i USHT-së, ende nuk ka një qëndrim të qartë rreth paralajmërimeve për testimin ekstern nëpër universitete...

Ky parlament studentor nuk iu bashkëngjit protestave në Shkup, por ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të pyetur studentët. 
 
Kryetari i Parlamentit Studentor, Ardian Bilalli, pret rezultatet nga një anketë e publikuar në ueb-faqen zyrtare të universitetit. Vetëm pas përfundimit të anketimit, Parlamenti Studentor i USHT-së do të thotë fjalën përfundimtare rreth provimit shtetëror të propozuar nga qeveria. 
 
“Në kuadër të kësaj ankete, ne kemi përfshirë faktorë dhe elemente të ndryshme, të cilat bëjnë të mundur nxjerrjen e një analize mësimore dhe shkencore nëse duhet të implementohet ose jo testimi ekstern në institucionet e arsimit sipëror në Republikën e Maqedonisë. Me përfundimin e afatit të anketimit, ne do t’i publikojmë rezultatet e këtij studimi dhe qëndrimin e përgjithshëm të studentëve tanë do ta konsiderojmë qëndrim zyrtar të Parlamentit Studentor të USHT-së. Më lejoni të theksoj se PS-USHT-ja, si organ i pavarur studentor, angazhohet që të drejtat e studentëve të mos cenohen në asnjë moment,  aq më tepër kur këtë na e mundëson Ligji për Arsimi të Lartë në vend, përkatësisht autonomia e universiteteve”, deklaroi kryetar i Parlamentit Studentor i USHT-së, Ardian Bilalli.