Maqedoni

MSh: Dje janë aplikuar 7.518 vaksina

23.09.2021 13:09

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.518 qytetarë...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.518 qytetarë, 1.624 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 778.408 persona.
 
Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.482.287 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 703.878 qytetarë. Me shifrat e fundit, 55% e popullatës mbi 40 vjeç dhe 31% e grupmoshës mbi 18 – 39 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
 
“Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen në punktet ekzistuese të vendit. Fëmijët nga 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqim të prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikas dhe paraqesin mënyrën e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinimin komplet parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohen gjasat që infektimet të përfundojnë me fatalitet” – thuhet në një komunikatë nga MSh.