Maqedoni
Tetovë, asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit
23.09.2021 13:30
Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19 ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë...

Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19 ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve. Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 26 pacientë të hospitalizuar.
Një pacientë me Covid është që ka marrë dozën e parë, ndërsa dy të tjerë me dy doza vaksine. Janë 26 pacientë me oksigjen ndërsa asnjë në respirator kurse kontroll ambulantë 38.
Po ashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.
