Maqedoni
Zaev në takim me ambasadorët e BE-së: RMV i ka bërë detyrat e shtëpisë, jemi për bisedime
23.09.2021 13:51
Kryeministri, Zoran Zaev, në takimin e rregullt me ambasadorët e BE-së bisedoi për reformat në gjyqësor...

Kryeministri, Zoran Zaev, në takimin e rregullt me ambasadorët e BE-së bisedoi për reformat në gjyqësor dhe administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe u diskutua edhe për regjistrimin e popullsisë që vendi po kryen pas gati 20 vitesh.
Kryeministri, Zoran Zaev, u tha ambasadorëve të shteteve anëtare të BE–së, se ai pret përparim në integrimin evropian të vendit deri në fund të presidencës sllovene, kumtuan nga Qeveria.
Kryeministri Zaev ka thënë se Maqedonia e Veriut ka përfunduar detyrat e shtëpisë dhe është plotësisht e përgatitur për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian.
