Strugë, interesim i madh për vaksinim
Qytetarët e Strugës kanë shprehur interesim....

Qytetarët e Strugës kanë shprehur interesim të madh për vaksinim. Gjatë ditës, në dy punktet vaksinohen deri në 400 qytetarë e numri i përgjithshëm i vaksinimeve është mbi 23 mijë, prej tyre mbi 13 mijë me dozën e parë e mbi 10 mijë me dozën e dytë.
“Tani për tani, vaksinimi sipas këtyre numrave po shkon mirë për ne, për çdo rast kemi vaksina, gjithçka është në rregull, tani do të vijnë më shumë rivaksinime sepse shumë njerëz tashmë janë vaksinuar me një dozë, dhe ne do të vazhdojmë.”,- tha drejtori i Qendrës Shëndetësore në Strugë, Andon Lozhankoski.
Qytetarët e vaksinuar janë më së shumti të moshave më të reja, megjithatë ka edhe prej moshave Madhore. por ende nuk ka interesim të madh për moshat nga 12 deri në 18 vjeç.
“Ka edhe të rinj edhe më të moshuar, normal edhe moshat më të reja vijnë më shumë sepse të moshuarit u vaksinuan në fillim, a tani më të rinjtë, megjithatë nuk ka shumë prej fëmijëve të themi prej në 12 deri në 18 vjet, prej atyre ka shumë pak.”,- theksoi drejtori i Qendrës Shëndetësore në Strugë, Andon Lozhankoski.
Përveç dy punkteve në qendrën shëndetësore, vaksinimi kryhet edhe në kushte shtëpiake. Megjithatë i vogël është numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen në shtëpi. (Ilmie Zhaku, TVM2)
