Transparenca e komunave, “Metamorfozis”: 21 komuna pa asnjë të dhënë mbi vendimmarrjet
Fondacionit “Metamorfozis”, analizoi 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit më lidhje me transparencën...

Hulumtimi nxori në pah se shumë nga ueb faqet zyrtare të komunave, ende nuk kanë informacionet bazë të kërkuar me ligj. Numri prej 21 komunash që nuk kanë publikuar asnjë të dhënë në lidhje me procesin e vendimmarrjes, është shqetësues.
Më transparente janë komunat e Ohrit (51%), Vasilevo (48%) dhe Koçani (48%), transparenca më e ulët është në komunën e Pllasnicës (3%). 12 komuna nuk e kanë publikuar buxhetin komunal në faqen e tyre të internetit, vetëm 10 komuna e kanë publikuar buxhetin, por në mënyrë të tillë që qytetarët kanë vështirësi për ta kuptuar sepse mungojnë grafikat dhe ilustrimet.
Komunat nuk publikojnë të dhëna për pagat e zyrtarëve dhe shpërblimin e anëtarëve të Këshillit Komunal. Vetëm 25 komuna kanë orar për konsultime me qytetarët.
“Njësitë e vetëqeverisjes lokale plotësojnë vetëm 27% të treguesve për transparencë financiare. Komunat duhet të publikojnë më shumë të dhëna dhe informacione mbi buxhetin dhe shpenzimin e parave publike sepse kjo kontribuon në zvogëlimin e korrupsionit, si dhe sigurimin e pjesëmarrjes efektive të qytetarëve në procesin e buxhetimit. Në nën-fushën e transparencës financiare, hulumtimi tregoi se komuna e Karposhit ka rezultatet më të mira (58%), komunat Tearcë, Saraj, Studeniçan, Sopishte, Probistip, Vrapçisht dhe Haraçinë, nuk publikojnë asnjë të dhënë mbi operacionet e tyre financiare.”,- u tha nga Hulumtimi “Metamorfozis”.
Nga “Metamorfozis” përkujtojnë se komunat janë të obliguara të publikojnë çdo të dhënë që nuk bie ndesh me kufizimet në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por komunat publikojnë vetëm 45% të treguesve të mbuluar në nën-zonën e informacionit organizativ. Nuk respektohet në mënyrë sasiore, as ligji për gjuhët.
“Disa nga komunat nuk i përditësojnë rregullisht të gjitha versionet gjuhësore të faqeve të internetit, d.m.th., informacioni nuk është gjithmonë në të njëjtën kohë i disponueshëm në të gjitha gjuhët zyrtare të komunës. Shumica e komunave nuk kanë një dokument (strategji, politikë, procedurë) në lidhje me transparencën.”- thuhet nga Hulumtimi “Metamorfozis”.
Sa i përket rajoneve, hulumtimi tregoi se më të hapurat janë komunat në rajonin Juglindor, me një hapje mesatare prej 34%, ndërsa më pak të hapura janë komunat në rajonin e Pollogut me një hapje mesatare prej 19%.
SEDAT SELIMI
