Likovë, interesim i vogël për vaksinim
Edhe pse pas kërkesave të shumta, në Likovë u hap pika e vaksinimit...

Edhe pse pas kërkesave të shumta, në Likovë u hap pika e vaksinimit, interesimi për vaksinim mbete u ulët. Përveç ditëve të fillimit, më pas numri i atyre që duan të vaksinohen, pati rënie drastike
“Startuam me 35 persona të vaksinuar ditën e parë, pastaj 25 kurse tash gjithsej kemi diku 100 të vaksinuar. Është numër i vogël, por siç dihet në territorin e komunës së Likovës ka diku 30 mijë banorë.
Kemi informacione nga Shtëpia e shëndetit në Kumanovë se tashmë 6.000 banorë të Likovës janë vaksinuar në Kumanovë . Nuk i di arsyet përse në mënyrë drastike ka rënë numri i të vaksinuarve.”,- tha drejtoresha e IShP ShSh - Likovë, Rukije Miftari.
Gjatë valës së katër kishte shumë të prekur, dhe “Vizita shtëpiake” ka intervenuar dhjetëra herë në ditë.
“Vala e katërt ka pasur shumë të prekur. “Vizita shtëpiake” ka pasur nga 35 vizita në ditë . Tash numri ka ra, por shpresojmë se deri sa nuk vaksinohen duhet ta krijojmë imunizimin, që mos të ketë popullata probleme me këtë virus. Kemi startuar me vaksinat “Pfizer” dhe “Astra Zeneca”. “Astra Zeneca” është një sasi e vogël që është marr nga Shtëpia e shëndetit në Kumanovë. I kisha apeluar popullatës që mos të hezitojnë, le të vinë të vaksinohen dhe ta çrrënjosim këtë virus që e ka kapluar gjithë botën por edhe neve . Duhet të vijnë e të vaksinohen. Të gjithë e dinë se çfarë vale patëm. Por me të vërtetë nuk e di se çfarë faktori ka ndikuar që të kemi numër kaq të vogël”,- tha drejtoresha e ISHP SHSH – Likovë, Rukije Miftari.
Në pikën e vaksinimit në Likovë në Sallën e Shkollës Fillore “Dituria” vaksinimi qytetarëve kryhet çdo ditë pune nga ora 08.00 në mëngjes deri në ora 14:00.
FATLUM AQIFI
