Debat “Furnizimet publike, gjeneratorë të korrupsionit”

23.09.2021 18:27

Furnizimet publike janë gjeneratorë i korrupsionit....

Furnizimet publike janë gjeneratorë i korrupsionit dhe rrezik i lartë që të keqpërdoren paratë e qytetarëve. Përmes furnizimeve publike në vend për një vit shpenzohen rreth 1 milion euro.

Për fat të keq rritet numri i të dhënave të revizionit për parregullsi gjatë furnizimeve publike, hasen çmime më të larta në furnizimin e gjësendeve me shumicë se sa atyre me pakicë.

Ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare si organe kontraktuese nuk janë të përkushtuar në atë të paraqesin korrupsionin. Organet kompetente duhet të ndërmarrin masa për të zbuluar korrupsionin në furnizimet publike u tha në debatin kushtuar integritetit të furnizimeve publike.

“Nuk ka njohuri as për aktivitet më të madh nga Ministria e Punëve të Brendshme në drejtim të asaj t’i dëshmojë rastet ku Organizatat qytetare, mediat apo institucionet kompetente tregojnë për korrupsion. MPB me organet e tyre hetuese atë duhet ta vërtetojë. Për fat të keq jemi dëshmitarë edhe të pasivitetit të madh të prokurorisë publike sa i përket zbatimit të procedurave dhe ngritjen e aktakuzave penale për rastet e korrupsionit në furnizimet publike.”,- tha Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Qytetare.

“Duhet të interesohemi për mënyrën e vendosjes organizative të sektorit për furnizime publike në të gjitha organet kontraktuese përfshi edhe ndërmarrjet publike, cilësinë e resurseve njerëzore të cilët janë të involvuar në procesin e ndarjes së marrëveshjeve për furnizime publike ,shkallën e integritetit dhe pavarësinë  e komisioneve dhe te punësuarve të cilët marrin pjesë në kontraktimin e marrëveshjeve dhe në integritetin dhe pavarësinë e vet menaxherëve.”,- theksoi revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski.

“Ligjet anashkalohen ,ka dobësi ligjore dhe të njëjtat nuk implementohen së bashku me rregullativat e tjera të miratuara. Edhe pse ka mundësi që gjerat të shkojnë ashtu siç duhet Ligji nuk implementohet deri në fund dhe organet kompetente për të vepruar nuk reagojnë në kohë. Ne nuk jemi ata që vendosim, ne konstatojmë dhe e përcjellim lëndën tek prokuroria publike e cila më tej duhet të veprojë.”,- theksoi anëtari i Komisionit për Anti-korrupsion, Shemshi Sallai.

Në kornizën e re negociuese që vërtetoi Komisioni evropian që vlen edhe për vendin tonë, furnizimet publike gjegjësisht kapitulli 5 është vendosur në grupin e parë të sferave themelore. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)