Maqedoni

Arrestohen 10 persona, akuzohen për krim të dhunshëm

10.12.2014 17:54

10 të arrestuar gjatë një aksioni policor në Maqedoninë perëndimore...

Të gjithë të akuzuar për krim të dhunshëm. Aksioni është mbajtur kryesisht në Gostivar dhe rrethinë.

Sipas policisë, grupi një kohë të gjatë merrej me huazim parash, dhunë dhe pastrim parash.

Ndër të arrestuarit, ka edhe avokatë dhe përmbarues, të cilët u kanë ndihmuar anëtarëve të grupit me realizimin e kontratave fiktive.

Gjatë bastisjes, një nga të dyshuarit ka qëlluar me armë zjarri kundër policisë, por situata është vënë menjëherë nën kontroll.