Zhvillimi ekonomik i komunave, OEMVP takon kandidatët e ASh/Alternativa
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.....

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nisi takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve me përfaqësuesit e partive politike.
Kreu u OEMVP-së, Nebi Hoxha, takimin e parë e mbajti me krerët e koalicionin Ash-Alternative, me të cilët diskutoi mundësitë për zhvillimin e bizneseve në nivel lokal. Sugjerimet nga të gjitha takimet priten të jenë pjesë e platformave zgjedhore të kandidatëve të cilat do të nisin t’i shpalosin nga 27 shtatori.
“Do të jemi të hapur , do të shohim se çfarë do të premtojnë kandidatët për komunat përkatëse dhe ne si biznese duke pasur parasysh që jemi të shtrirë të në gjitha komunat të kemi edhe pika përkatëse të cilat janë të lidhura me komunat konkrete.”,- tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha. (Meral Ismaili, TVM2)
