Tragjedia në spitalin modular, Filipçe: Përmbahem nga komentet, hetimi vazhdon
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe....

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili dha dorëheqje morale, nuk dëshiron të komentojë për tragjedinë në Tetovë derisa hetimi vazhdon.
I përmbajtur, tha vetëm se i gjithë dokumentacioni rreth ndërtimit dhe vendosjes së spitalit modular është në duart e Bankës Botërore dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe tha se janë përgjigjur në kohë kërkesës së hetuesisë. Sa i përket dorëheqjes së tij morale, tha se secili funksionar është i zëvendësueshëm dhe këtu nuk duhet të ketë dilema në opinion.
“Unë përmbahem nga çdo koment derisa vijon hetimi. Shpresoj se do ta pranoni këtë argument, sepse nuk dëshiroj çdo koment i im eventual të kuptohet në ndonjë formë në të cilën nuk duhet kuptuar. Secili prej nesh është i zëvendësueshëm, askush nuk është i kurorëzuar me funksionin.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Opozita kërkon përgjegjësi, s’pranohen 2 iniciativa
Opozita në kuvend dorëzoi dy iniciativa, njëra për formimin e Komisionit Anketues, që u refuzuar si e pakompletuar dhe kërkesa rreth marrjes së informacioneve e dokumenteve për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë.
“Vlerësojmë se me këtë veprim shumica parlamentare nuk dëshiron që të zbardhe ky rast dhe nuk dëshirojnë që të mësojnë përgjigjet se kush e mbanë përgjegjësinë politike dhe penale për këtë tragjedi shëndetësore e cila kushtonte 14 jetë njerëz.”,- u shpreh Antonio Miloshovski nga VMRO-DPMNE.
Opozita shqiptare mbështet çdo iniciativë në Kuvend që do përcaktonte përgjegjësit. Kreu i ASh-së, Zijadin Sela, është i pakënaqur nga hetimet e deritanishme.
“Unë mendoj se më tepër është manipuluar opinion sesa që janë bërë hetime të mirëfillta dhe ideja e gjithë kësaj është se ky popull të harrojë. Nuk duhet harruar ajo tragjedi sepse është me të vërtetë makabre, përgjegjësia duhet të dale në shprehje sepse vetëm duke i vendosur para përgjegjësisë njerëzit që janë përgjegjës ne do të ndalojmë që në të ardhmen të na ndodhin tragjedi të tilla…”,- tha kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.
Deputet e shumicës parlamentare mbeten në qëndrimin e tyre se përgjegjësia duhet të kërkohet pas përfundimit të hetimeve.
Për shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë janë deponuar katër dorëheqje morale dhe janë hapur dy procedura para hetimore.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit heton dokumentacionin e tenderimit dhe menaxhimin e parave të Bankës Botërore, ndërsa Prokuroria Themelore Publike heton shkaqet e shpërthimit të zjarrta. (Rexhep Qamili, TVM2)
