Covax, larg arritjes së objektivit në garën për vaksinim, fitojnë vendet e pasura
Në garën e vaksinimit kundër virusit Covid19....

Në garën e vaksinimit kundër virusit Covid19, fitojnë vendet e pasura. Pavarësisht premtimeve për të ndihmuar vendet më të varfra, shumë vende nuk ndalin planifikimet për dozat e treta të vaksinës.
Shtetet dhurojnë vetëm dozat e vaksinës që kanë mbetur. Ky është realiteti i ashpër, që duket qartë nga avancimi i ngadalshëm i programit Covax, CEPI, Gavi, OBSH dhe UNICEF për ndarjen e vaksinave me vendet më të varfra.
Sipas vlerësimeve fillestare të OBSH -së, Covax duhet të kishte shpërndarë dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021, një objektiv i largët ky, duke pasur parasysh ritmin aktual.
Deri në këto momentet, më pak se 300 milion doza janë shpërndarë.
Drejtori i OBSh-së, kërkon të mos përkeqësohen pabarazitë dhe të pritet, për dozën e tretë, derisa secili vend të ketë vaksinuar të paktën 40% të popullsisë. Por vendet perëndimore vazhdojnë të mendojnë për popullatën e tyre, pa menduar se qarkullimi i lirë i virusit, është kundërproduktiv për të gjithë.
Sa më shumë të përhapet SARS-CoV-2, aq më shumë do të pësojë mutacion dhe aq më shumë ka të ngjarë të shfaqet një variant i ri, që i shmanget vaksinave.
