Nuk iu përmbajtën kontratave, KRRE: Dy furnizuesve do t’u merren licencat
Komisioni Rregullator i Energjetikës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka filluar procedurat për marrjen e licencave për dy furnizues të energjisë elektrike.
“MIST ENERXHI SHPKNJP” – Shkup “U POUER SHPK eksport-import” – Shkup nuk i kanë siguruar sasitë e energjisë elektrike, për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me konsumatorët.
“MEPSO ka alarmuar KRRE-në se është regjistruar angazhim i rritur i paarsyeshëm i energjisë elektrike, e cila përdoret për situata të jashtëzakonshme. Për më tepër, kjo energji elektrike, të cilën furnizuesit e kanë përdorur nga mekanizmi i balancimit, është më e lirë nga çmimi i bursës, me çka prishet konkurrenca dhe rrezikohet stabilitetit i sistemit elektro-energjetik. KRRE para një muaji kërkoi nga këta furnizues që të dërgojnë dëshmi se kanë siguruar energji elektrike nominime në përputhje me nevojat e konsumatorëve, por deri në skadimin e afatit ata nuk kanë vepruar dhe për këtë shkak kemi nisur procedurën e marrjes së licencave”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
Për furnizuesin “Energia Gas End Pauer” – Shkup, KRRE-ja miratoi vendimin për marrjen e masave, e kjo kompani duhet të dëshmojë se e ka siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët.
