Vonesa e perspektivës eurointegruese, Pendarovski: Vatër e gjeopolitikave të tjera

23.09.2021 18:59

Ballkani Perëndimor stabil është mjet që ndërlidh....

Ballkani Perëndimor stabil  është mjet që ndërlidh  sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe trans-kontinental. Nëse duam rajon të qetë, duhet menduar përparimi i procesit eurointegrues, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në sesionin e 76- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Problemi eurointegrues i rajonit   krijon vatër të gjeopolitikave nga vendet tjera që nuk zhvillojnë demokraci të mirëfilltë, që kërkoi që nga  mesazhet  e tij për rajonin,   mos të ngelin vetëm fjalët. 

Duke folur për bllokadën bullgare, Pendarovski theksoi se ka gadishmëri për dialog konstruktiv, gjithnjë mbi parimet e Marrëveshjes  për Fqinjësi të Mirë.

“Ballkani Perëndimor ballafaqohet me problemin serioz në aspekt të aspiratave eurointegruese. Qorr -sokaku aktual  në këtë proces frustron qytetarët dhe vazhdimisht  zvogëlon entuziazmin për ndryshime pozitive. Nga ana tjetër,  kjo situatë hap dyert për konkurencë gjeopolitike, pro edhe për mënyrë tjetër të sistemit të qeverisjes,  duke shtypur hapsirën për reforma, që është shumë me rëndësi për stabilitetin dhe propsoritetin rajonal. A është statusi aktual i  eurointegrimeve në rajon në pajtueshmëri me vizionin e menduar nga themeluesit e saj para shumë dekadave? Nëse duam Ballkan stabil dhe prosperues,  duhet   të kuptojmë  se nevojitet urgjentisht të bëhet përparim në planin eurointegrues” – tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski  foli edhe për sfidat globale. Ai tha se liderët botëror  duhet bashkuar për ti menaxhuar konfliktet aktive, të ngrira dhe hibride. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)