Covid 19, 14 viktima, 526 infektime të reja
Situata pandemike në vend....

Situata pandemike në vend sa i përket infektimeve të reja Covid, është qetësuar, por fatalitetet edhe pse ndjeshëm të zvogëluara, ende mbeten të larta.
Betejën me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit, e kanë humbur 14 persona. Kryeqendra vazhdon të kryesojë në shifrat mortore, me 9 të vdekur të moshës nga 42 deri 83 vjeç, në Kumanovë ka dy viktima 60 dhe 63 vjeç, dhe nga një viktimë në Kërçovë dhe Kratovë nga 42 vjeç dhe një viktimë 75 vjeçare në Veles.
Të gjithë humbën jetën në kushte spitalore. Në mënyrë plotësuese , sipas regjistrit të vdekjeve me diagnozën COVID-19 nga “ Termini im”, u raportuan edhe 14 viktima të tjera, me datë të vdekjes në periudhën nga 2-17 shtator, të moshës 37-92 vjeç. Prej tyre 4 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Strumica dhe një nga Gostivari, Kumanova, Tetova, Ohri , Berova, Koçani, Radovishi dhe Gjevgjelia.
Prej tyre 7 persona vdiqën në spital, ndërsa 7 të tjerë në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 526 raste të reja nga 3.632 testime të realizuara. Më shumë raste sërisht regjistron Shkupi me 245.
Instituti i Shëndetit Publik, njofton ndërkohë se këto 24 orë se janë shëruar 830 pacientë. Në vend aktualisht ka 12.150 raste aktive.
