Maqedoni
Studentët e USHT-së shënojnë 10 dhjetorin
10.12.2014 18:19
Studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së, e shënuan “Ditën ndërkombëtare të të drejtave themelore të njeriut”...

Studentët e Fakultetit Juridik të USHT-së, e shënuan “Ditën ndërkombëtare të të drejtave themelore të njeriut” me një seancë gjyqësore të improvizuar, që kishte në qendër të saj dhunën në familje.
“Duke u bazuar në ligjet e të drejtës dhe drejtësisë, dhuna në familje është e ndaluar, pra dhuna nuk është zgjidhje, andaj edhe ne urojmë që ky mesazh të arrijë deri tek të gjithë qytetarët, me qëllim që ata duhet të dinë se të lëndosh një nënë do të thotë të shkatërrosh fëmijërinë dhe ardhmërinë”- deklaroi studentja e vitit të parë në Fakultetin Juridik, Besa Selimi.
Profesori, Bashkim Selmani, tha se shqiptarët, pavarësisht se janë të parët për nga koha, janë më të kufizuar për sa u përket të drejtave të njeriut.
“Ne politikanëve mund t’u japim një mesazh, që janë jashtëzakonisht të shkëlqyer, por nuk kemi jurist të shkëlqyer, sepse politika nënkupton të kemi jurist të fuqishëm dhe mesazhi im në këtë ditë do të jetë, juristë të nderuar bashkëpunoni me politikanët, se vetëm atëherë do të dalim nga kjo katrahurë që ka kapluar popullatën shqiptare në Republikën e Maqedonisë”- tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Studentët e Fakultetit Juridik mendojnë se shteti duhet të përkujdeset më shumë për të parandaluar dhunën në familje.
MIFTAR EMINI
