Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata
24.09.2021 09:44
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata...

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar.
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata.
Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë në bazë të sinjalistikës rrugore.
