Botë

SHBA, të shtënat në market, një i vrarë 12 të plagosur

24.09.2021 10:22

Të shtënat me armë në një market në Memfis të SHBA-ve...

Të shtënat me armë në një market në Memfis të SHBA-ve, i morën jetën një personi dhe lanë  12 të tjerë t ëplagosur.

Sulmuesi u gjet më pas i vdekur nga një plagë me armë zjarri. Policia tha  se gjithsej 13 persona u qëlluan dhe 12 prej tyre u dërguan në spitale, disa me plagë shumë të rënda.

Njerëzit brenda marketit, u fshehën brenda frigoriferëve për të shpëtuar. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende identitetet e sulmuesit dhe viktimave.