Botë
Vijon bllokimi në Jarinjë dhe Bërnjak
24.09.2021 11:57
Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga protestuesit...

Ata kanë ngritur kampe dhe nuk pranojnë të largohen , pa u hequr masa e reciprocitetit për targat.
Përveç kamionëve, ata kanë vendosur dhe pengesa të tjera në rrugë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve.
Pavarësisht dy pikave kufitare të bllokuara, në katër të tjera vijon puna normalisht.
Autoritetet e Kosovës konfirmojnë se që prej të hënës janë lëshuar mbi 6 mijë targa të përkohshme për automjetet me targa serbe.
Ndërkombëtarët kërkojnë normalizimin e situatës dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë liderët e dy vendeve duket se janë larg uljes në një tavolinë për dialog.
