3 ambasadorët prezentojnë platformat para Komisionit për Politikë të Jashtme
Komisioni kuvendor për Politikë të Jashtme , sot do të mbajë vazhdimin e mbledhjes në të cilën tre ambasadorët e sapoemëruar për Moskë...

Komisioni kuvendor për Politikë të Jashtme , sot do të mbajë vazhdimin e mbledhjes në të cilën tre ambasadorët e sapoemëruar për Moskë, Vjenë dhe Romë , do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.
Siç informoi shërbimi për informim i Kuvendit, para Komisionit do të prezantohen Nenad Kolev, i cili është emëruar për ambasador në Federatën Ruse, Osvit Rosoklia në Republikën e Austrisë dhe Vesel Memedi në Republikën e Italisë. Në mbledhjen e Komisionit, tezat e tij i prezantoi Sllobodan Uzunov, ambasadori i sapoemëruar për Indi.
Prezantimi i platformave para komisionit kuvendor amë , është faza e fundit para se ambasadorët të shkojnë në funksionin e tyre diplomatik.
