Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Simovski: Po bëjmë përpjekje ti regjistrojmë të gjithë

24.09.2021 13:11

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në përfundimin e operacionit statistikorë për regjistrimin e popullsisë...

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në përfundimin e operacionit statistikorë për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe amvisërive. Deri tani janë regjistruar mbi 1.3 milion qytetarë, sipas të dhënave të fundit të djeshme.

Kryetari i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski për një media të vendit thotë se është optimist dhe se pret që të gjitha rajonet do të mbulohen, dhe asnjë objekt nuk do të mbetet i pa vizituar nga regjistruesit.

Ai shpjegon se është gjetur një zgjidhje për njerëzit që aktualisht nuk janë në shtëpitë e tyre, për shembull ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpitë e tyre në fshatra të caktuar ose në vendbanimet e tjera rurale në vend.

“Nëse ata njerëz qëndrojnë përkohësisht atje, regjistruesit tanë do të vijnë në vendin e saktë ku janë për momentin dhe do t’i listojnë atje.

Kreu i Statistikave thotë se ekziston një zgjidhje për qytetarët, objektet e të cilëve kanë arritur tashmë regjistruesit, por për arsye të ndryshme nuk i gjetën pikërisht atëherë në shtëpitë e tyre.

“Qytetarët, nëse regjistruesit nuk kanë shkuar ende tek ata sepse nuk i kanë gjetur në shtëpi, kanë mundësi të telefonojnë në telefonat e komisioneve tona, cilën ditë dhe në cilën orë ai mund të jetë në shtëpi, dhe ka një mënyrë që një regjistrues të vijë në shtëpitë e tyre për të marrë të dhënat e tyre, Simovski ka potencuar se bëhet çdo përpjekje për të regjistruar të gjithë qytetarët.