Maqedoni

PTHP formon komision të përkohshëm, për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore

24.09.2021 13:45

Prokuroria Themelore Publikeka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekjen...

Prokuroria Themelore Publikeka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve nga Kodi Penal dhe vepra tjera penale që mund të ndodhin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve

Nga PTHP thonë se zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale të  17 Tetorit, janë të interesit të përgjithshëm dhe  komisioni   do t`i ndjekë zhvillimet në mënyrë aktive, në drejtim të mbrojtjes nga veprime kriminale dhe të jashtëligjshme  eventuale dhe për të vepruar në mënyrë preventive.

Komisionin do ta drejtojë prokurori publik  Xhelal Bajrami, anëtarë janë prokurorët nga Prokuroritë e larta publike dhe PTHP-Shkup. Ata çdo ditë  do t`i ndjekin zhvillimet që lidhen me procesin zgjedhor.  Atje ku vlerësohet se ka indikacione për parregullsi eventuale, raportimet menjëherë do të përcillen  në zyrën përkatëse të PTHP-së. Të gjitha zyrave di t’u jepen detyra për veprim urgjent, respektivisht të formojnë lëndë dhe të marrin veprime për konstatimin e fakteve relevante,  nga të cilat varet zbatimi i rregullt i Kodit Zgjedhor.

Prokuroria Publike e RMV-së, u bën thirrje organizatave qytetare, partive politike, institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit dhe të gjithë personave, të cilët vlerësojnë se në ndonjë procesurë ka indikacione për vepër të kryer penale që lidhet me procesin zgjedhor, ta denoncojnë në Komision në emailin zyrtar të PTHP-së