‘ECOLOG” dhuron 10 ambulanca, për 9 shtëpi të shëndetit në vend

24.09.2021 15:22

Кompania “Ecolog International”....

Кompania “Ecolog International”,  ka dhuruar 10 autoambulanca për 9 Shtëpi të  Shëndetit në vend. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Nga Ekolog thonë se gjithmonë kanë ndihmuar aty ku ka pasur nevojë, sepse vlerësojnë se përgjegjësia shoqërore ëhstë vlerë që duhet të shoqërojë cdo kompani serioze

“Në këto 2 vjet,  është shëndetësia ajo që ka marrë më shumë vëmendje , prandaj nga kryetari i bordit drejtues z. Lazim Destani, edrdhi edhe idea për shurimin e këtyre 10 autoambulancave. Shpresojmë se do jenë ndihmë për punonjësit shëndetësorë, në betejën me Covid 19”, thonë nga “ Ecolog”.

Përfaqësuesit e Ministisë së Shëndetësisë dhe të spitaleve që do të pranojnë ambulancat e reja,  thonë se pandemia tregoi për fat të mirë,  edhe se sa humanë dinë të jenë njerëz e kompani të caktuara.

“10 autoambulanca, të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme, do ndahen 2 në Tetovë, nga një në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Manastir, Veles dhe Shtip. Më lejoni pra t’ju falenderoj për humanitetin dhe përkujdesin që tregoni”, tha Ivanka Stojanovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Dua të falenderoj kompaninë Ecolog dhe z Destani për këtë donacion që vjen në një moment kur më së shumti kemi nevojë. Falenderimet ndaj familjes Destani janë më të paktat që mund të bëjmë për të shprehur mirnjohjen e thellë jo vetëm për donacioni,  por edhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep shoqërisë”, tha Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Gostivarit.

“Ky donacion humanitar vjen në momentin e duhur, sepse jemi në kohë pandemie ku thirrjet për ndihmë nga pacientët tanë  janë shtuar ndjeshëm. Tani Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë , do të mund në cdo kohë t’u pergjigjet thirrjeve”, tha Snezhana Trajkovska,  drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Shtip.

Ky nuk është donacioni i parë i kompanisë “Ecolog”. Ata kanë bërë donacione të shumta jo vetëm në shëndetësi, por edhe në sferën e asrimit, atë sociale e sidomos gjatë fatkeqsive të ndryshme,  duke na treguar se humaniteti, mbetet vlerë që nuk zbehet me kalimin e kohës.