Dimitrov: Nga Bullgaria duam ndihmë e besim, jo shantazh

24.09.2021 15:44

Sofja zyrtare jo vetëm që nuk e ndihmon shtetin tonë....

Sofja zyrtare  jo vetëm që  nuk e ndihmon shtetin tonë në aspiratat eurointegruese por edhe e bllokon dy herë me rradhë, dhe me këtë njëherit shkeli Marrëveshjen dypalëshe për Fqinjësi të Mirë, thotë zv/kryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov. 

Kërkon nga zyrtarët bullgarë  të krijojnë atmosferë besimi dhe jo shantazhi   dhe  komisionet të punojnë lirshëm punën  e tyre.

“Problemi i madh për përparim dhe në bisedimet për historinë edhe për temat tjera ku kemi dallime është se kemi  atmosferë të  shantazhimit. Edhe populli maqedonas edhe populli bullgar dhe shumë popuj ballkanas kanë një thënie e cila thotë: Me forcë nuk ka bukuri”. Për afërsi të vërtetë, për progres të vërtetë, nuk mund të bëhet fjalë nëse kemi atmoserë të shantazhit”, tha zv/kryeministri për Eurointegrime,  Nikolla Dimitrov.

Kontesti, Kate Marie Byrnes: Shpresojmë për zgjdhje deri në fund të vitit

Nga SHBA-të sërish vjen përkrahjen  për euorintegrim. Ambasadorja Kate Marie Byrnes, thotë se vendi i saj vazhdon të jep mbështetje për të lëvizur përpara procesin i antarsimit në BE.

“Ne e shohim të ardhmen e Maqedonisë  në  BE dhe  theksojmë rëndësisnë  e zgjidhjes së kontestit .  Shpresojmë se do të vazhdohet deri në fund të  vitit. Bisedojmë me të gjithë partnerët, bisedojmë me qeverinë këtu në Shkup, bisedojmë me fqinjët,  të bëjmë çka mundemi që ta përkrahim lëvizjen e procesit përpara”, tha ambasadorja amerikane.

Këto komente u thanë në  promovimin e projektit: digjitalizimi i  menaxhimit elektronik, parakusht  për evropianizim, për të cilën janë angazhuar ekspert nga Estonia.

Ambasadorja estoneze Kristi Karleson, tha se ky projekt ndikon në  rritjen  e efikasitetit dhe transparencës në sektorin publik  si dhe në besimin e qytetarëve. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)