18 viktima, 525 infektime të reja nga Covid 19

24.09.2021 16:18

Situata pandemike në vend....

Situata pandemike në vend sa i përket infektimeve të reja Covid, është qetësuar, por fatalitetet edhe pse ndjeshëm të zvogëluara,  ende mbeten të larta.

Betejën me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit, e kanë humbur 18 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në këto 24 orë, më shumë viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Tetovë nga 4, kryeqendra pas një kohe të gjatë nuk e mban më vendin e parë me fatalitete.

Në Shkup u regjistruan 3 viktima dhe nga një viktimë në Prilep, Demir Hisar, Kërçovë dhe Shtip. 

Të gjithë e humbën jetën në kushte spitalore. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe  525  raste të reja nga 3.858  testime të realizuara.

I ulët ndërkohë numri i të shëruarve në këto  24 orë . Vetëm  449 pacientë arritën të fitojnë bejetën me virusin.  Aktualisht në vend ka 12.207 raste aktive.