Hetimi për djegien e spitalit modular, Mickovski nuk heq dorë nga Komisioni Anketues, BDI pret përfundimin e hetimit
VMRO - DPMNE opozitare nuk heq dorë....

VMRO - DPMNE opozitare nuk heq dorë nga formimi i Komisionit Anketues në Kuvend. Lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski do të jetë ai i cili me emrin e ri kushtetues do ta parashtroi kërkesën e re për formimin e Komisionit Anketues.
Tha se Komisioni Anketues është më së i nevojshëm, përgjegjësia duhet përcaktuar kohë më parë, ndërsa zgjedhjet lokale fare nuk pengojnë këtë proces.
“Komisioni Anketues duhej të ishte formuar që para dy ditësh. Mirëpo ja unë le të jem ai që do të pësojë dëme politike. Por tani çfarë, forma dhe arsyetime do të kërkojmë se pse nuk e përdorim emrin e ri të shtetit. Në rregull ja unë do të jem ai i cili do të paraqes kërkesën e re me emrin e ri kushtetues, vetëm thjesht le të zbardhet përgjegjësia e vërtetë për 14 jetët e humbura. Këto janë zgjedhje lokale jo zgjedhje parlamentare dhe nuk ka bazë ligjore për të mos e përcaktuar Komisionin Anketues”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pushteti mbetet në qendrimin se përgjegjësia nga Komisioni Anketues , duhet të kërkohet pas përfundimit të hetimeve dhe pasi që do të bëhen publike informacionet dhe raporte zyrtare të organeve kompetente.
Opozita këmbëngul se përgjegjësia për zjarrin në spitalin modular duhet kërkuar tek autoritetet që lejuan vendosjen dhe lëshimin e spitaleve modulare në mënyrë të jashtëligjshme dhe në të njëjtët në të njëjtën mënyrë të kyçen në rrjetin energjetik akuzon Mickovski.
Nga BDI përmbahen nga çdo komentim derisa nuk përfundon procedura parahetimore.
“Deri tani janë dhënë qendrime nga partia dhe normalisht nuk presim ndërhyrje derisa raportet janë zyrtare dhe nuk përfundon hetimi”, tha Fatmir Besimi nga BDI.
Formimin e Komisionit Anketues e mbështet edhe opozita shqiptare. Për shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë janë deponuar katër dorëheqje morale dhe janë hapur dy procedura para hetimore.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit heton dokumentacionin e tenderimit dhe menaxhimin e parave të Bankës Botërore, ndërsa Prokuroria Themelore Publike heton shaqet e shpërthimit të zjarrit.
Vazhdimisht merren ne pyetje shumë dështmitarë, ndërsa deri tek Prokuroria Themelore Publike janë dorëuar edhe protokollet e аutopsisë të viktimave. (Rexhep Qamili, TVM2)
