Regjistrimi i popullsisë, Hoxha: Rezultatet, ndihmë për politikat afatgjate

24.09.2021 16:59

Zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha....

Zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha apeloi deri tek qyetarët e vendit por edhe Diasporës,  që të regjistrohen, pasi rezultatet përfundimtare do të ndihmojnë Qeverinë në përpilimin e politikave afatgjate, reformat dhe projektet me interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Në emër të Qeverisë dua të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët tashmë e kanë realizuar këtë detyrim qytetar dhe njëkohësisht apeloj te të gjithë qytetarët e tjerë në vend, por edhe deri te Diaspora, të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë të njëjtën” – tha Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.