Maqedoni
Likovë, OSBE me projekt për sigurinë kufitare
10.12.2014 18:28
Në fshatrat, Vaksincë dhe Llojan, të Komunës së Likovës, me një ceremoni rasti sot është shënuar përfundimi i projektit për qytetarë aktiv...

Në fshatrat, Vaksincë dhe Llojan, të Komunës së Likovës, me një ceremoni rasti sot është shënuar përfundimi i projektit për qytetarë aktiv, i përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
Projekti, i zbatuar në koordinim me Njësinë për Parandalim të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, ka për qëllim të përforcojë mekanizmat efikasë për ndërmjetësim ndërmjet autoriteteve lokale, qytetarëve, policisë, si dhe subjekteve tjera relevante nga Komuna e Likovës, në drejtim të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rajonin kufitar të komunës.
Gjatë vizitës në Likovë, ambasadori, Ralf Bret, bashkë me kryetarin e Komunës së Likovës, Sadulla Durakun dhe mysafirët e tjerë, vizituan edhe rrugët e shtruara me bekaton, për të cilat ka donuar edhe misioni i OSBE-së.
NEXHAT AQIFI
