Janë regjistruar 1 mln 395 mijë persona, nga e shtuna caktohen lokacione për regjistrim nëpër komuna

24.09.2021 17:17

Procesi më i madh statistikor....

Procesi më i madh statistikor është drejt fazës përfundimtare. 6 ditë para përmbylljes së procesit të regjistrimit, në vend janë regjistruar 1 milion e 395 mijë persona, mbi 435 mijë amvisëri dhe mbi 600 mijë banesa.

Mundësinë për vetëregjistrim të personave në diasporë e kanë shfrytëzuar 195 477 persona.

Enti Shtetëror i Statistikës nga e shtuna  do të caktojë lokacione të caktuara në komuna, që të regjistrojë edhe qytetarët të cilët nuk janë hasur në shtëpitë e tyre nga regjistruesit.

“Ata qytetarë, të cilët për çfardo arsye, shkaku nuk kanë arritur që në këto 20 ditë të realizojnë kontakt me regjistruesin, gjegjësisht regjistruesi ka kaluar në rrethin e tyre megjithatë nuk i ka hasur në shtëpi dhe ka lënë porosi, thjesht nuk është realizuar kontakt. Ata qytetarë do të mund të drejtohen tek këto lokacione në komunat e tyre dhe të regjistrohen.”  - tha Jasmina Gjorgjieva  nga  Enti Shtetëror i Statistikës

Lokacionet do të publikohen në ueb faqen e entit të statistikës.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave që ka nisur nga 5 shtatori do të zgjasë deri më 30 shtator. (Meral Ismaili, TVM2)