Roli i kuvendit në zhvillimin e demokracisë

24.09.2021 17:28

Roli i Kuvendit në zhvillimin e demokracisë....

Roli i Kuvendit në zhvillimin e demokracisë është më se i rëndësishëm për të gjitha proceset dhe plotësimin e standarteve të vendeve perendimore.

Kuvendi kishte rol të rëndësishmë në miratimin e vendimeve shtetformuese për pavarsinë e vendit ,ndërtimin e institucioneve si dhe në zbatimin e reformave të cilat do të na afrojnë deri tek proceset eurointegruese për hyrje në BE, thanë pjesmarrësit në forumin “Roli i kuvendit në zhvillimin e demokracisë”. 

Sipas tyre , Ngadalësimi plotësues i procesit të zgjerimit do të mund të zbehte besimin në BE-në që lë hapsirë për paraqitjen e proceseve nacionalistike dhe prapavepruese.

“Edhe pse reformat kanë për qëllim përmirësim e jetës së qytetarëve tanë perspektiva evropiane dhe procesi i aderimit është akoma mjeti më i mirë për transformim të shoqërisë dhe ofron nxitje plotësuese për inkorporim të mëtutjeshëm të standarteve evropiane dhe praktikave të mira në vend.Për fat të keq edhe përkundër përpjekjeve të forta ,reformave të zbatuara dhe rekomandimeve nga Kosmioni evropian ndryshimi i shumpritur për perspektivë evropiane për vendin tonë akoma nuk po ndodh”,   tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski .

“Ne si shtet dëshmuam se i zbatuam të gjitha reformat e nevojshme që të jemi pjesë e kësaj familje evropiane . Atë më së miri e njohën Gjermania dhe vendet e tjera që na e dhanë përkrahjen .Besoj se me mençuri, me përkushtim të plot dhe menaxhim të mirë në periudhën që vjen do të arrijmë ti tejkalojmë problemet që kemi me fqinjin tonë”,  thotë Darko Kaevski, deputet i LSDM-së

Pjesmarrësit në forumi thanë se duhet të rritet funksioni mbyqkyrës i Kuvendit në funksionin e ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe kontrollë më të madhe mbi pushtetin ekzekutiv.

“Kërkimi i llogarisë sidomos nga Qeveria ,përshkak se jemi demokraci parlamentare,dhe duke e zgjedhur Qeverinë ,nuk ndaj mendimin edhe pse jam pjesë e shumicës parlamentare se duhet ta rahatojmë një herë e përgjithmonë, por duhet vazhdimisht të kërkojmë llogari” tha Arta Bilalli, Deputete e BDI-së. 

Opozita me qasje kritike.Qeveria të mos imponojë ligje që janë në favor të biznes interesave të caktuara , por legjislative nga e cila do të kenë përfitime qytetarët.

“Para nesh kemi sfida të rëndësishme jo vetëm në miratimin e ligjeve të mira të cilën mendoj se më në Maqedoni nuk është problem ,por implementimin e të njejtave si dhe në tentimin të pengohet legjitimimi përmes procedurave ligjvënëse të aktiviteteve jolegale dhe aktviteteve që janë në interest ë biznesit të cilit do” -  tha Aleksandar Nikolovski, nga VMRO-DPMNE.

Debati u zhvillua në suaza të Konferencës të organizuar nga Fondacioni,"Konrad Adenauer" për rolin e Kuvendit në  zhvillimin e demokracisë në kontekst të 30 vjetorit nga pavarësia e RMV-së. (Florije Behluli Kamberi, TVM2)