Unioni i Shkollave të Mesme: Mungon model i organizimit shkollor

24.09.2021 17:48

Shkollave të Mesme në vend...

Shkollave të Mesme në vend,  u mungon model për organizim të mirfilltë për zgjedhjen e kryesisë që do t’i përfaqësojë nxënësit.  Sipas përfaqësuesve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, gjendja e deritanishme  në shkolla është vërtetë dekurajuese , sepse kryetarin e shkollës e zgjedhin vetëm kryetarët e klasave.

Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndryshohet,  që nxënësit të mësojnë çka nënkupton termi demokraci. 

“Një ndër idetë kryesore është të ndryshohet modeli zgjedhor me atë që kryetari i shkollës të zgjidhet nga  të gjithë nxënësit,  e jo vetëm nga kryetarët e klasave. Konsiderojmë se shteti ynë është vend demokratik dhe shkollat duhet t’i mësojnë fëmijët për atë se çka nënkupton demokracia, prandaj nxënësit duhet të praktikojnë demokracinë e tyre shkollore autentike”,  - thotë  Luka Paviçeviq,  kryetar i Unionit të Shkollave të Mesme

“Ne duam t’i nxisim të rinjtë, t’u ndihmojmë që nesër , kur të bëhen lider,   të krijojnë një shtet në të cilin do të ketë prosperitet në të cilin të gjithë do të jemi të barabartë , ku të rinjtë do të kenë kushte në një shoqëri që e synojnë veçmë tre dekada” - thotë Jovica Jankoviç.

 Debati “Liderët e së nesërmes”, u  organizua nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme , në bashkëpunim me Institutin për Menaxhim të Mire dhe Perspektiva Euroatlantike, me çrast u potencua se në të ardhmen do të trajtohen të gjitha problemet me të cilat përballen nxënësit. (Flutra Latifi, TVM2)