Doza e tretë nga e hëna, Mehmedoviq : Përparësi imunizimi me dy doza i atyre deri 56 vjeç

24.09.2021 18:08

Nga dita e hënë do të filloj të aplikohet doza e tretë....

Nga dita e hënë do të filloj të aplikohet doza e tretë e vaksinës “Pfizer “ për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjec, për  pacientët me imunitet të dobët dhe për të gjithë punonjësit shëndetësor  pavarësisht moshës.

Vaksina “ Pfizer” si dozë e tretë, do të merret nga këta qytetarë  pa mare parasysh se llojin e vaksinës që kanë marrë në në dy dozat e para , por  duhet të kalojnë  së paku 6 muaj prej dozës së dytë.

Autoritetet shëndetësore rekomandojnë marrjen e dozës së tretë .  Mjeku Zlate Mehmedoviq thotë megjithatë, se theks i vecantë në këtë moment  duhet t’i vihet  personave mbi 56 vjec  të cilët nuk kanë marë asnjë dozë të vaksinës.

“Bëhet fjalë për përforcimin e imunietit me “Pfizer/ Biontek”. Edhe FDF   vërejti se ka zbraztira në sistemin vaksinal te ata persona mbi moshen 65 vjeç . Ndoshta prioritet në këtë është vaksinimi i personave mbi 56 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë dhe të dytë,  para se te përforcohet imuniteti i të tjerve. Kapaciteti i shëndetësisë do të ngarkohet për aplikimin e dozës së tretë dhe kjo nuk mund të bëhet pa angazhim shtesë të pesonelit “ thotë mjeku, Zlate Mehmedoviq

Më shumë se 1.4 milion doza vaksinash janë aplikuar në vend deri më tani. Mbi 703 mijë qytetarë janë rivaksinuar, por interesi për marrjen e dozës së parë po zvogëlohet.

Agjencia Europiane e Barnave , në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç. (Rejhane  Metaj – Bushi, TVM2)