Maqedoni
Shqipëri-korrupsioni: asnjë zyrtar i lartë i dënuar
10.12.2014 18:29
Ndonëse në Shqipëri niveli i korrupsionit konsiderohet mjaft i lartë, ende në Shqipëri nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar....

Shqetësimi është shprehur sot nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, gjatë Forumit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Shqipëri.
Entuziazmi për luftën kundër korrupsionit ka munguar edhe nga kryeministri, Edi Rama, i cili shprehet se rezultatet e saj janë ende larg objektivit.
Pas këtij forumi, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha shkruan: A mundet që ikonat e korrupsionit kombëtar të drejtojnë luftën anti-korrupsion?
Një kauzë diskreditohet kur flamuri rrëmbehet nga baballarët e inkriminimit të shtetit.
Deri tani në Shqipëri ka pasur arrestime të bujshme, siç ndodhi me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, apo kryebashkiakun e Vlorës dhe të Kamzës, por asnjë prej tyre sot nuk ndodhet në burg”.
LULJETA NDOKA
