Kirurgët e “8 Shtatorit” nga e hëna në grevë, kërkojnë rihapjen e 4 sallave të operacionit

24.09.2021 20:44

Kirurgët në spitalin “8 Shtatori”...

Kirurgët në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë nga dita e hënë.  Revolta e mjekëve të këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente. Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se që të hënën do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre.

Ndër kërkesat që kanë vënë kusht janë rihapja  e 4 sallave të operacioneve nga që tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale.

Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet janë bërë nga riorganizimi i stafit në luftën kundër pandemisë. Ndërkohë nëpërmjet një kumtese është përgjigjur drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov.

Thotë se e kupton nevojën për hapjen e një numri më të madh të sallave të operacionit por sipas tij nuk ka kushte për momentin sepse një pjesë e personelit  është i angazhuar në qendrat Covid.