Maqedoni
Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
25.09.2021 11:54
Në Shkup sot do të mbahet “Forumi socio- ekologjik Shkupi 2021”....

Në Shkup sot do të mbahet “Forumi socio- ekologjik Shkupi 2021”. Për këtë arsye Sektori për Punë të Brendshme -Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e territorit më të gjerë qendror në Shkup.
"Më datën 25.09.2021 (e shtunë) në Shkup do të mbahet “Forumi Socio-ekologjik Shkupi 2021”. Për këtë arsye Sektori i Punëve të Brendshme Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit në Shkup. Sektori i Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë.", thuhet në njoftimin e MPB-së.
