Maqedoni
Sanksionohen 182 shoferë në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë
25.09.2021 12:01
Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 182 masa...

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 182 masa, në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese. Prej tyre, 46 sanksione janë për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, 20 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 4 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, pesë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, pesë gjoba për shoferët e motoçikletave dhe gjashtëdhjetë e dy sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
