Maqedoni

Forumi i parë socio-ekonomik, Zaev: Të përkushtuar në agjendën e gjelër

25.09.2021 14:24

Një nga përkushtimet e qeverisë është vendosja e politikave energjetike afatgjate konform politikave...

Një nga përkushtimet e qeverisë është vendosja e politikave energjetike afatgjate konform politikave europiane me të cilën mundësohet realizimi i strategjisë së re deri në 2040, që bazohet në energji të pastër dhe të gjelbër, krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ambient të pastër ekologjik dhe vende të reja pune, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në kuadër të punimeve të Forumit socio-ekonomik i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Shtoi se përmes këtij forumi po trasohet rruga e ardhmërisë kur të gjitha vendet e Balkanit Perëndimor do të kenë ekonomi energjetike efikase dhe vende pune rrezistente ndaj ndikimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
 
"Jemi të përkushtuar në Agjendën e Gjelbër. Krijojmë kushte për investim, për vende të reja pune dhe për mjedis të pastër. Maqedonia e Veriut konform dakordimeve me BE-ne eshte ne faze te realizimit ne etapa te marreveshjes per Agjendën e Gjelbër. Po ndërtojmë infrastrukturë prej 140 milion euro për hidrogjenin dhe gazin natyror, me interkonektorë nga Greqia, dhe studimet fizibiliti me Kosovën dhe Serbinë. Të gjitha instittucionet publike deri në 2025 duhet të shfrytëzojnë gazin natyror, apo resurse të tjera të energjisë së pastërt. Kemi miratuar edhe ligj për investime strategjike që investitorët e mëdhenj ta kuptojnë përkushtimin e qeverise dhe të inkurajohen për të qenë më të guximshëm ne vendimarrjet e tyre për të investuar në RMV.", tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.
 
Kurti: Ndotja, kërcënim për planetin tokë
 
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndryshimet klimatike janë realitet dhe paraqesin kërcënim jo vetëm për gjeneratat tona por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh, dhe për planetin tokë.Ai me porosi se vendet e rajonit duhet të ndërmarrin masa për të parandaluar ndotjen.
 
"Nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër, edhe pse është shumë vështirë ne duhet të veprojmë sot për ta parandaluar ndotjen. Kemi nevojë për model ekonomik të qëndrueshëm që i con vendet tona drejt një progresi ekonomiko-ekologjik dhe avancon mireqenien e të gjithë qytetarëve. Modeli i ri me karakter të qëndrueshëm do ti rrespektojë kufinjtë ekologjik në planetin tonë, pjesa e gjelbërt europiane po bën përpjekje për ta vënë theksin në zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin. Ky lloj kalimi në Europë mund të jetë efektiv vetëm nëse ndërmarrim akcion edhe në rajonin tonë. BE e ka prezentuar agjendën e gjelbër për rajonin që përfshin dhe Marrëveshjen e Gjelbër, e cila parashikon ndryshime rrënjësore në ekonomitë tona dhe mënyrën në të cilën jetojmë.", tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
 
Forumi I parë socio-ekonomik që u mbajt në Shkup i bashkoi në një ombrellë të gjithë liderët dhe politkanët progresiv  nga rajoni dhe Europa, OJQ për të diskutuar për agjendën e gjelbër, me qasje për të gjithë qytetarët e vendit dhe rajonit në përgjithësi. Forumi u Organizua nga Fondacioni Fridrih Ebert, dhe nga Instituti Demokratik nderkombëtar.
 
MERITA GASHI