Botë

Situata në veri të Kosovës, Kurti: BE të jetë më syçelë ndaj provokimeve të Serbisë

25.09.2021 14:48

Sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan...

Sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan, janë veprime të nxitura nga Serbia, thekson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga forumi socio-ekologjik që po mbahet në Shkup, Kurti tha se këto sulme mbështeten nga regjimi i Serbisë dhe se Beogradi po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë.

“Është për të ardhur keq që grupe të ndryshme kriminale në veri të Ibrit por gjithnjë të nxitura nga Serbia vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj, edhe qytetarët pa dallim etnie atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre. Andaj, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që të vazhdojnë kësisoj. Ndërkaq Bashkësia Ndërkombëtare do të duhej të mos i mbyll sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
 
Kurti tha se zgjidhja e vetme për çështjen e targave dhe reciprocitetit me Serbinë është sundimi i ligjit. Asnjë individ apo grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti I Kosovës, porositi Kurti.
 
“Për ne zgjidhja është sundimi I ligjit dhe demokarcia. Ne kemi mekanizma shtetëror që zbatojnë ligjin por që janë nën kontroll demokratik. Asnjë individ ose grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se sa shteti. Asnjë veprim I ynë nuk është drejtohet kundër qytetarëve, pa dallim përktatsie kombëtare, as nuk është kundër sëbrve por kriminelët pavarsisht prej përktasive dhe ngjyrave të tyre nuk mund dhe nuk do tolerohen nga shteti ynë.”, tha Kurti.
 
Të shtunën, në Zubin Potok është djegur ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa në Zveçan ka pasur sulmme bomba dore, në ndërtesën e regjistrimit të automjeteve, por që ato s’kanë shpërthyer.
 
ZEKIRJA MEXHITI