Maqedoni

Regjistrimi në Kërçovë rrjedh pa probleme, Bushi: Janë regjistruar 80% e qytetarëve

25.09.2021 15:13

Procesi i regjistrimit në komunën e Kërçovës po rrjedh normalisht dhe pa probleme të theksuara...

Procesi i regjistrimit në komunën e Kërçovës po rrjedh normalisht dhe pa probleme të theksuara që do të ndikonin në mbarëvajtjen e punës së regjistrimit në rrethet regjistruese të kësaj komune. Deri më tani janë regjistruar rreth 80 përqind e banorëve të komunës së Kërçovës. Instruktori shtetëror i Entit të Statistikës në komisionin rajonal të regjistrimit në Kërçovë  Qenan Bushi, njofton se procesi i regjistrimit deri në këto momente ka rrjedhë normalisht, ndonëse janë paraqitur disa probleme të vogla teknike të cilat janë evituar falë intervenimit të menjëhershëm të ekipeve të regjistrimit. Në komunën e Kërçovës, nënvizon ai, janë angazhuar 77 regjistrues dhe deri më tani në procesin e regjistrimit janë përfshirë 27 mijë e 723 banorë ose 80 përqind e popullatës së kësaj ane.
 
Duke pasur parasyshë dinamikën e deritanishme të zhvillimit dhe angazhimin e 19 regjistruesve shtesë, instruktori shtetror i regjistrimit Qenan Bushi, vlerëson se ky proces do të përmbyllet me sukses brenda afatit të parapar ligjor. 
 
SHABAN DALIPI