Maqedoni
Personat ende të paregjistruar, ESHS: Regjistrimi bëhet edhe në komunat e juaja
25.09.2021 15:35
Qytetarët nga sot do të mund të regjistrohen në komisionet komunale për regjistrim më saktë te themi në atë komunë që jetojnë.....

Qytetarët nga sot do të mund të regjistrohen në komisionet komunale për regjistrim më saktë te themi në atë komunë që jetojnë. Të gjithë qytetarëve tani u është ofruar një mundësi lehtesuese per regjistrimin, për te gjithë rastet të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen.
Bekim Berisha nga entii statistikave thotë edhe pse qytetarët kanë mundësit te regjistrohen në komuna ku ata jetojnë, regjistrusit vazhdojnë të jenë në terren.
“Pasi që janë hapur zyrat ne komuna nuk do të thotë që regjistrimi në teren eshte ndaluar, jo nuk është ndaluar. Ne komunë mund të vijnë për arsye të ndryshme, që nuk janë regjistruar apo kanë frigë se nuk do te regjistrohen ditëve në vazhdim për arsye të ndryshme. Tani edhe në këtë kohë pandemie kemi pasur raste kur ka pasur persona me covid tani ai rreth regjistrue s eshtë mbyllur por ne mund përsëri ta aktivizojmë atë rreth regjistrues. Mirpo edhe personi mundë të vijë këtu ti jep të dhëna për tu regjistruar dhe është e njetë sikur të jetë regjistruar në shtëpi.”, tha Bekim Berisha, regjistruesnë komunën e Çairit.
Disa qytetarë nga Komuna e Çairit thonë se deri më tani akoma askush nga regjistruesit nuk ju ka trokitur ne shtepi per ti regjistruar.
“Tek banesa jonë nuk ka ardhur askush. Apeloj deri tek qytetrët qaë kush nuk është regjistruar të vijnë të regjistrohen ta kryen obligimin e vet”...
“Këta që regjistrojnë nuk kanë qenë edhe pse kam qenë në banes më kan detyruar të vijë këtu që të regjistrohem.”, thanë qytetarwt.
TVM2 vizitoi edhe komunen e Butelit, nga atje thone se interesimi per regjistrim I qytetarëve eshte i madh.
“Mund të them që interesi është më I madh se sa kemi pritur ka interesim vijnë edhe pyesin pasi I kompletojnë të dhënat mendoj që ditëve në vazhdim do të rritet edhe fluksi i qytetarëve. Jo cdoher edhe mundë ti kontaktojmë personat të cilët duhet të regjistrohen prandaj edhe enti statistikor ka vendosur që të hap punkte plotësuese.”, tha Mevlan Tahiri, regjistrues në komunën e Butelit.
Edhe qytetarët e kësaj komune kanë ardhur për tu regjistruar se deri më tani nuk ju ka ardhur askush në shtëpi për ti regjistruar.
“Në lagjen time jo, unë jetoj në lagjen Vizbeg dhe nuk kanë ardhur aty. lajmet kanë qenë që do të vijnë nëpër shtëpi ashtu na kanë informuar dhe ne kemi pritur deri tash dhe ,mbrëmë në lajme ishte se duhet të vijmë nëpër komuna të regjistrohemi.”, u shpreh një qytetar.
Procesi statistikor, janë regjistruar 1.469.552 persona
Enti shtetëror i Statistikës njofton se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 460 mijë e 552 persona, ndërsa në diasporë janë vetregjistruar 195 477 persona.
Mundësinë e vetregjistrimit nga jashtë e kanë përdorur gjithsej 195.477 mërgimtarë nga diaspora. Enti Shtetëror për Statistika me qëllim që të regjistrohet secili, do t’u mundësojë qytetarëve që të shkojnë në lokacione të caktuara në komunat e tyre në mënyrë që ta kryejnë detyrimin ligjor. Ndryshe, regjstrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.
REJHANE BUSHI METAJ
